Prokuroria filloi hetim për ndërtimin e urës “Syri”

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup, solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër tre personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit për ndërtimin e urës së këmbësorëve “Syri”.

Marketing

Pas firmosjes së marrëveshjes në vlerë prej 92.546.647,00 denarë për furnizim publik në punime – ndërtim të urës së këmbësorëve nga ana e Komunës Qendër si investues nga njëra anë dhe realizuesi i punimeve ndërtimore nga ana tjetër, është firmosur edhe Aneks i marrëveshjes për furnizim publik me ç’rast vlera e marrëveshjes është rritur në shumë prej 119.197.783,00 denarë.

I dyshuari i parë si organ ekzekutues i komunës dhe nënshkrues i Marrëveshjes për furnizime publike dhe Aneks marrëveshjen për furnizim publik, së bashku me të dyshuarin e dytë si nënshkrues të kërkesave për pagesë i cili ka pasur për obligim ta kontrollojë dokumentacionin dhe me këtë ta ndjekë shkallën e realizimit të projektit dhe i dyshuari i tretë si si person përgjegjës i autorizuar për ndjekje të rrjedhës së ndërtimit të projektit në pajtueshmëri të marrëveshjes, nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore nga Ligji për furnizime publike. Të dyshuarit në pajtueshmëri të kompetencave të tyre nuk kanë ndërmarrë aktivitete për aktivizim dhe pagesë të garancive bankare të deponuara në bankat afariste nga ana e realizuesit, as nuk kanë kërkuar vazhdim të afatit të vlefshmërisë së garancive në vlerë prej 8.773.714,00 denarë për avanset e dhëna. Njëherit, i dyshuari i parë në pajtueshmëri të Aneks marrëveshjes së firmosur, edhe pse ka qenë i obliguar, nuk e ka vazhduar afatin e vlefshmërisë së garancisë bankare për kryerje cilësore dhe në kohë të punimeve në vlerë prej 17.879.710,00 denarë, ndërsa e cila garancinë pas shfuqizimit të marrëveshjes është dashur ta aktivizojë dhe paguajë në dobi në Komunës Qendër.