AJM I FUNDIT: Ngrihet prona e VMRO-së

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka lëshuar vendim ku urdhërohen masa sigurie për objekte të partisë politike VMRO-DPMNE. Këto masa do të ngrinë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë.

Marketing

Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në korrniza të rastit “Tallir”.

/Alsat-M/