Nuk dihet nëse këtë vit Presidenti Gjorge Ivanov do të ketë fjalimin tradicional vjetor në Parlamentin e Maqedonisë, sepse deri më tani Kabineti i tij nuk ka kërkuar termin tek shërbimet e Parlamentit.
Sipas Kushtetutës, ai ka të drejtë tu drejtohet deputetëve, por nuk është i obliguar.
“Nëse Kabineti i Presidentit të Shtetit nuk dërgon kërkesën në kohën kur ka në plan t’i drejtohet Kuvendit, mund të mos ketë një termin për të,” tha kryetari i parlamentit Talat Xhaferi në konferencën me gazetarët.
Parlamenti gjatë muajit dhjetor ka paraparë shumë aktivitete në mesin e të cilave është miratimi i buxhetit për vitin 2019 dhe ndryshimet kushtetuese.