Nuk kanë të ndalur punësimet familjare nga ana e deputetëve të maxhorancës aktuale në Maqedoni, shkruajnë portalet maqedonase.
Kësaj radhe deputeti i Partisë së Re Socialdemokrate (NSDP) që është në koalicion me LSDM, Goran Misoski ka punësuar djalin e tij Kristijan Misoski në Agjencinë për supervizion të sigurimeve. Ai ka fituar në garën ku kanë konkurruar 17 veta.
KJo agjenci është ndër më të fuqishmet, ku jepen rroga të larta. Djali i Misoskit që në nëntor 2018 ka kryer fakultetin, do të ketë rrogë prej 33 mijë denarëve apo 550 euro, në cilësinë e bashkëpunëtorit.