Jemi të vetëdijshëm se gjatë incidenteve në Burgun e Shutkës, ku u sulmuan Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, me siguri ka pasur lojëra politike dhe atë do ta dëshmojnë institucionet, tha Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në debatin qytetar në Manastir, ajo gjithashtu e ceki edhe vizitën e Miçkovskit në spital “8 shtatori”, duke thënë se VMRO DPMNE-ja vazhdon me të njëjtën agresion dhe dhunë duke menduar se është mbi ligjin.
A është rastësi fakti që kur Gruevski ka nevojë për justifikime shtesë për atë përse ka ikur nga vendi, tani të na ndodhin këso gjërash? Kjo ishte pikërisht dita kur Kuvendi duhej të diskutonte marrjen e imunitetit të njërit prej atyre që janë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit.
Është e qartë se në ligj janë bërë disa lojëra të mëdha për të justifikuar dhe zbukuruar fytyra e politikanëve, jo vetëm ata që ishin në burg, por edhe ata që janë jashtë burgut sepse kanë ikur. Këtë shpresoj se do ta dëshmojë hetimi. Megjithatë, ne nuk jemi Qeveri që do të qëndrojë anash dhe të themi se nuk mbajmë përgjegjësi- deklaroi zv/kryeministrja Radmila Sheqerinska.