Pendarovski kundër shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës

Kandidati presidencial i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Jutarnji List” të Kroacisë ka thënë se Maqedonia është larg nga anëtarësimi i plotë në BE, si dhe ideja për këmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës është më e keqja që e ka dëgjuar gjatë kësaj dekade, transmeton koha.mk.

Marketing

“Ende jemi larg anëtarësimit të plotë në BE. Kjo për neve do të jetë një sfidë e madhe diplomatike me një tempo ofansive që të zbatojmë reformat dhe të arrijmë Serbinë dhe Malin e Zi, të cilave vende si datë për futje në BE u është caktuar 20125”, thotë Pendarovski. Ai konsideron se humbja e tij në zgjedhjet e kaluara është rezultat i presioneve të pushtetit të kaluar ndaj të punësuarve në administratën publike, të cilët ishin të detyruar të votojnë për Gjorge Ivanovin. Ai shfaqi edhe mendimin e tij për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Për fat të keq, unë jam një prej politikanëve të rallë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që haptas flet kundër kësaj ideje, që është me e keqja që kam dëgjuar gjatë dekadës së kaluar. Në rast se Serbia dhe Kosova me të vërtetë do të bëjnë shkëmbimin e territoreve, Maqedonia e Veriut dhe BeH do të jenë viktima kolaterale. Në realitet, ne në vitin 2001 kemi nënshkruar një marrëveshje paqësore me shqiptarët, ndërsa para asaj kohe në bisedimet në Ohër ishte refuzuar propozimi për kufizim territorial në Maqedoni.

Ajo ishte e mundur vetëm për shkak se gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe krijimit të shteteve të reja u respektua rregulli që ish kufijtë e republikës të bëheshin kufi kombëtar. Por në qoftë se tani, në vend të atij parimi të vendoset parimi i distribuimit etnik i popujve, atëherë shqiptarët në Maqedoni dhe serbët në Bosnjë do të kërkojnë korrigjim të kufijve”, konkludon Pendarovski. (koha.mk)