LSDM dhe VMRO-DPMNE presim njëra tjetrën për përcaktimin e grupeve negociuese për ligjet reformuese. Deri në fund të javës, përfaqësuesit e dy partive duhet të ulen dhe të përcaktojnë listën e ligjeve për të cilat do të negociohet. Përveç propozimeve në Ligjin për Prokurorinë Publike, opozita ka vërejtje edhe për Ligjin mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare. Megjithatë, nga partia e Hristijan Mickoskit nuk i bëjnë publike vërejtjet në disa dispozita.
“Ekipi i VMRO-së dhe i LSDM-së do të punojnë së bashku për t’i konstatuar dispozitat negative në pakon e ligjeve me prioritet dhe më pas të harmonizohet dhe përshtaten këto ligje me qëllim që të votohen në Kuvend. Pra fillimisht duhet formuar ekipet dhe në bazë të vendimeve të tyre në mbledhje dhe negociata do të dihen detaje”, thekson Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së
Të njëjtën përgjigje kanë edhe na Ministria e Drejtësisë. Dikasteri i Renata Deskoskas bëri të ditur se pret ekipin nga VMRO-DPMNE-ja të cilët do të negociojnë mbi ligjin për Prokurorinë Publike. Nga ajo që dihet deri më tani është se për çdo ligj reformues do të formohet një ekip i cili do t’i përshtat dispozitat e tij. Deri më tani nuk ka paralajmërime nëse në këto ekipe do të përfshihen edhe partitë politike shqiptare, apo negociatat do të zhvillohet vetëm mes dy partive më të mëdha tek blloku politik maqedonas. Formimi i grupeve të punës erdhi si rezultat i takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit të cilët biseduan për procesin zgjedhorë, ligjet reformuese dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike.