Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sulejman ef. Rexhepi bashkë me një delegacion të këtij institucioni, Qani Nesimi, Shaqir Fetahu, Qenan Ismaili dhe Muzemil Osmani.
Kryetari i KMSH-së i falënderoi për vizitën dhe vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm që luan Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut në të gjitha fushat në të cilat ushtron aktivitetin.
Kryetari i BFI të RMV bashkë me stafin e tij përcollën urimet më të mira për detyrën fisnike të kryetarit të KMSH-së, me bindjen e plotë se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe i frytshëm në të mirë të Islamit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Kryetari Spahiu shprehu falenderimet dhe mirënjohjet e tij për urimet dhe fjalët e përzemërta. Kreu i KMSH-së e siguroi H. Sulejman ef. Rexhepin se bashkëpunimi midis dy institucioneve do të jetë i vazhdueshëm dhe do të shtrihet në shumë fusha të tjera, me qëllim forcimin e pozitës së fesë Islame në mbarë rajonin./Zhurnal.mk