Bolaris: Në librat grekë do të përfshihet emri i ri i Maqedonisë së Veriut

Në librat grekë do të përfshihet emri i ri “Maqedonia e Veriut” siç parashikon Marrëveshja e Prespës për vendet fqinje, shkruan zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Markos Bolarois në përgjigje me shkrim të dhënë për pyetjet e deputetëve nga Demokracia e Re, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Pyetja është dërguar nga deputetët Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos, të cilët e pyesin Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, nëse në librat grekë ekzistojnë citate irredentiste, për të cilat Bolaris i përgjigjet negativisht.

“Greqia si vende anëtare, midis të tjerave edhe OKB-ja, BE-ja dhe UNESKO, Këshilli i Evropës dhe OSBE-së, fuqishëm i respekton parimet e mospërdorimit të dhunës në marrëdhëniet midis shteteve, parimeve të fqinjësisë së mirë, të mos cenimit të kufijve dhe të shmangies së përdorimit të urrejtjes verbale në hartimin e librave që përdoren në Greqi. Sipas kësaj, në librat që janë në përdorim në Greqi nuk ekziston irredentizëm siç edhe është përmendur në nenin 9 paragrafi 5 nga Marrëveshja e Prespës, shkruan Bolaris në përgjigjen me shkrim.