Ekstremistët në mëngjes kanë gjuajtur pesë raketa nga Rripi i Gazës ndaj Izraelit, kumtoi armata izraelite një ditë pas protestave masive palestineze përgjatë kufirit.
“Tanket granatuan caqe të Hamasit si përgjigje e projektilëve”, citohet në kumtesën e armatës izraelite.
Gjatë sulmit nuk ka persona të lënduar. Asnjë organizatë palestineze nuk ndërmori përgjegjësi.
Gjatë protestave të djeshme të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit humbën jetën katër palestinezë, prej të cilëve tre adoleshentë, ndërsa dhjetëra janë lënduar nga armët e zjarrit. Armata izraelite ka përgënjeshtruar se ka përdorur municion.
Raketimi i Izraelit i minon përpjekjet e Egjiptit për arritje të marrëveshjes, për të cilin liderët e Hamasit shpresojnë se do ta zbusë bllokadën izraelite dhe egjiptiane për Rripin e Gazës.
Edhe krahas raketimit, Izraeli sot i hap dy vendkalimet kufitare Kerem Shalom dhe Erez në Rripin e Gazës. Kerem Shalom është i hapur për transport të mallrave, ndërsa Erez për personat të cilët kanë leje për peshkim.
Për shkak të bllokadës papunësia në Rripin e Gazës është rritur mbi 50 për qind, ndërsa ka mungesë të energjisë elektrike dhe ujit, ndërsa palestinezëve u është vështirësuar udhëtimi.