Vajgëll optimist për rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, në një intervistë Ekskluzive për TVM, u shpreh optimist për rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut.
Vajgëll thotë se anulimi i fillimit të negociatave sipas afatit të premtuar në muajin qershor, do të thotë një goditje e fortë jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe qeverinë e saj por edhe për stabilitetin në rajon. Potencoi gjithsesi se formula për sukses janë reformat.

Marketing

“Maqedonia e Veriut duhet të përkrahet në baze të të arriturave të saj , këtu nuk duhet të ketë ndonjë pengesë që disa vende tjera kandidate kane ngecur me performansat e tyre të pritura. Ne do të mbetemi me qëndrimin tonë në Parlamentin Evropian që të japim nxitje dhe mbështetje që këto bisedime të fillojnë në qershor, ndërsa rrjedha e mëtutjeshme e bisedimeve do te varet nga rezultatet dhe arritjet e shtetit tuaj i cili duhet të dëshmojë se me të drejtë është kandidate për anëtarësim.

Maqedonia seriozisht punon ne reformat, ende ka kohë që të punohet me to, por ajo që është e papranueshme, është nëse ne heqim dorë nga parimi i vlerësimit te kandidatëve që disa shtete e përdorin për te treguar se janë të përmbajtur për procesin e zgjerimit të BE-së” – tha raportuesi për RMV-në në PE, Ivo Vajgëll.