Veshja transparente e këngëtares Ledina Çelo në Festivalin e 55-të të RTSH-së në vitin 2016 nuk u prit aspak mirë dhe krijoi reagime të shumta.
Të shumta qenë edhe shkrimet për këtë dalje të këngëtares, por mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” në Tv Klan, Çelo dha sqarimet e saj për veshjen transparente. Ajo tha se nuk ishin bërë prova gjenerale përpara se të dilte në transmetim dhe nuk ishte menduar që do të dukej aq shumë transparente, ndërkohë që shtoi se kur kishte parë veten nuk i kishte pëlqyer. E pyetur në lidhje me reagimin e bashkëshortit të saj, këngëtarja tha se i kishte thënë se e kishte tepruar pak.
Ermal Mamaqi: Akoma flitet për atë veshjen tënde tek festivali i RTSH. Mos ndoshta ajo veshje ishte ashtu për të dhënë një mesazh se festivali është transparent.
Ledina Çelo: Jo, jo nuk e besoj këtë. Festivali është ai që definon artistin e vërtetë. Nuk mendoj se veshja ishte për të treguar që festivali ishte transparent. Këto janë gabime që ndodhin, asnjëherë nuk u bë një provë gjenerale. Kur pashë veten në transmetim të jem e sinqertë nuk më pëlqeu sepse vërtetë nuk doja të isha ashtu. Ekstravaganca ka qenë tek unë dhe unë nuk paragjykoj, skena i ka këto, por nuk jam pro ekzagjerimit.
Ermal Mamaqi: Çfarë të tha burri kur u ktheve nga festivalit?
Ledina Çelo: Unë e shkreta kur u ktheva prisja që ai gjithë ndeshjet që ka bërë më parë… Ma tha me stil: Dëgjo se e teprove pak. Ai është shumë liberal, por ne na vret më shumë opinioni. Unë asnjëherë nuk e kam vrarë mendjen sepse artisti nuk duhet të paragjykohet. /tvklan.al