Ky frut i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përberë nga 90% ujë dhe mineraleve te ndryshme nder te cilat me i bollshëm është kaliumi dhe me pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.
Te hash një pjeshkë në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% te kërkesave te përditshme te vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e
ndryshme, thelbësore për fortikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit ne gjak. Përveç kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogëlon rrezikun e kancerit se paku 70%.
Një element tjetër i rëndësishëm është beta karotene, e cila stimulon melaninen qe favorizon nxirjen dhe ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike dhe e re.
Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave te fytyrës
Nder te tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes të kaliumit dhe manganit.
Ajo plotëson organizmin me mineralet e humbura nga djersa.
Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehte dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen.
Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund ti shkaktoje parehati zorrëve. Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrenies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.