Grubi: Prokurori të zgjedhet sipas badenterit,

Prokurori i Prokurorisë së re të zgjidhet sipas parimit të Badenterit, tha deputeti Artan Grubi, duke e përcjellë qëndrimin e BDI-së. Ai tha se për këtë është biseduar edhe në takimin e sotëm mes liderit të partitë, Ali Ahmeti dhe euro-komisionarit Johanes Han. Ai theksoi se kërkesën e këtillë e bazojnë në vendimin paraprak kur prokurorja e PPS-së, Katica Janeva ishte zgjedhur me shumicë të dyfishtë.

Marketing

“Nëse e mbani mend, zonja Katica Janeva dhe të gjithë prokurorët e tjerë në Prokurorinë Publike Speciale, ishin zgjedhur me shumicë të dyfishtë në Kuvend, por me shumicë të dyfishtë ishin zgjedhur edhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë jo vetëm prokurori special, por edhe të gjithë prokurorët e tjerë në kuadër të PPS-së. Konsideroj se do të marrim mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare, sidomos në këtë aspekt u bëj thirrje partive opozitare të shqiptarëve në Kuvendin e RMV-së që të na përkrahin dhe së bashku t’i rregullojmë të gjitha mangësitë në të dy ligjet”, deklaroi Artan Grubi nga BDI.