“Almiri”, Gjykata dorëzon vendimin në formë të shkruar

Pas një muaji, Gjykata Themelore e Kumanovës ka dorëzuar tek palët në rastin e Almir Aliut vendimin gjyqësor në formë të shkruar.

Marketing

Mbrojtja e familjes Aliu paralajmëron se vendimin e shkallës së parë i cili edhe pas rigjykimit nuk dalloi aspak nga vendimi i parë, do ta ankimojë sërish.

Në vendimin e shkallës së parë, gjykata dënoi Boban Iliqin me 6 vite burg, Sedat Aliun me 6 muaj, ndërsa Sami Demirin dhe Abdulla Aliun me nga 9 muaj burg efektiv.

Vendimi pas ankesës u hodh poshtë nga gjykata e shkallës së dytë, përkatësisht Gjykata e Apelit në të cilën, siç mëson Alsat Maja Denkoska pretendon të emërohet si gjykatëse për materie penale.