SHBA-të i kanë ndaluar hyrjen kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ky vendim vlen edhe për anëtarët e familjes së tij. Arsyetimi I Departamentit Amerikan të Shtetit ishte se ka informacione për përfshirjen e tij në korrupsion dhe për shkelje të të drejtave të njeriut.
Në bazë të njoftimit të djeshëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk u lejuan të hyjnë në Amerikë.
Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Lllallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
“Vendimi përcjellë një porosi të forte se SHBA është plotësisht e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit gjithandej botës”, theksohet në komunikatën e Departamentit Amerikan.