Nga 1 shtatori ulet çmimi i kyçjes së shtëpive në rrjetin elektrike

Marko Bislimoski, kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE) ka informuar se nga 1 shtatori çmimi i kyçjes së shtëpive në rrymën elektrike do të ulet nga 400 euro në 500 euro, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Kjo do të thotë se edhe në ato komuna ku për shkaqe të ndryshme këshillat nuk sollën dokumentacion adekuat të planit, që ishte parakusht që dikush të përfitojë të drejtën për “kyçje standarde”, do të mund të përfitohet me status të tillë, nëse shfrytëzuesit e rinj të cilët do të kyçen në rrjet konstatohet se janë ndërtuar më shumë shtëpi dhe ka më shumë kërkues potencial. Me këtë tashmë nuk do të hyjnë në kategorinë “kyçje jostandarde” dhe të marrin shpenzim për kyçje prej tre, katër, pesë e madje edhe gjashtë mijë eurove varësisht nga fuqia e kërkuar e njëkohshme, distanca nga rrjeti dhe nga shpenzimet reale të operatorit të sistemit distributiv, por do të paguajnë 400 euro për kyçje në rrjet”, sqaroi Bislimoski.

Kryetari i KRRE-së saktësoi se numër më të madh të shfrytëzuesve të këtillë potencial ka në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Rekës dhe shtoi se ata ose tashmë i kanë legalizuar objektet e tyre të ndërtuara pa leje ose e kanë filluar procesin e legalizimit.

KRRE në mbledhje përgatitore po i shqyrton rregullat e rrjetit për shpërndarje të energjisë elektrike, ndërsa gjatë periudhës së kaluar mbajti debat publik dhe disa takime me palët e interesuara të cilat patën vërejtje ndaj këtyre rregullave të rrjetit, si dhe me operatorin e sistemit shpërndarës.