Luka Modric nuk ka dëshirë që të largohet nga Real Madrid kësaj vere.
Mesfushori ka qenë i lidhur me një largim nga Bernabeu pasi që Zinedine Zidane thuhet se dëshiron që ta rifreskojë skuadrën. Është thënë se Modric është në mesin e atyre që mund të largohen, shkruan Marca.
Milan dhe Inter kanë qenë të lidhura me kroatin.
Poashtu emri i tij është lakuar si pjesë e një marrëveshje të mundshme të Los Blancos me Paris Saint-Germain për Neymar.