Dy gjigantë italian futen në garë për Muriqin

Vedat Muriqi muaj më parë ka kompletuar transfeirmin te Fenerbahce nga Rizespor.

Marketing

Ylli i kosovar ka shkëlqyer me gjigantin turk në kampionat, por ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë e Anglisë duke shënuar dy gola.

Falë paraqitjeve të mira të tij, skuadra të mëdha si Atletico Madrid, Tottenham Hotspur apo Lazio të interesohen për të.

Ndërkohë së fundmi mediat italiane kanë raportuar se në garë janë future edhe dy ekipet e mëdha nga Serie A.

Napoli dhe Fiorentina janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e prizrenasit.

Megjithatë nuk do të jetë i lehtë transferimi i tij, pasi mediat turke kanë raportuar se Fenerbahce synon t’i vendos klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Muriqi para transferimit te Fenerbahce ka luajtur edhe për Genclerbirligin, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës dhe Lirinë e Prizrenit.