Shqipëri e Maqedonia e Veriut me pikë ndërkufitare “One Stop Shop”

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për ngritjen e një pike ndërkufitare “One Stop Shop” për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve mes të dy vendeve.

Marketing

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj bëri të ditur sot se, gjatë takimit që zhvilloi në Tiranë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy vendeve.
“Bashkëpunimi ekonomik dhe bashkërendimi i politikave për nxitjen e investimeve të huaja duhet të jetë një qasje strategjike e përbashkët, me synimin për të krijuar një ekonomi shkallë jo vetëm midis dy vendeve, por në të gjithë rajonin” u shpreh ministrja pas takimit.

Sipas INSTAT, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vitet e fundit kanë shënuar një nivel në rritje të shkëmbimeve tregtare, që sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-gusht 2019 kanë arritur vlerën e 5.7 deri 6 miliardë lekëve.

Ndërsa fluksi i qytetarëve maqedonas për turizëm në Shqipëri është në trend rritje të vazhdueshëm nga viti në vit dhe në çdo periudhë të vitit.