U THA – U BË ,asfaltohet pjesa e ngelur e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë

Premtimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti nënkryetarit, Nevzat Beja dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti, pa kaluar ende një muaj u bë realitet.

Marketing

Sot, filloi riasfaltimi i dy kilometrave të ngelura të rrugës magjistrale Gostivar – Sërmnovë dhe që finalizon këtë aks rrugor prej gjithsej 15 kilometra, deri në hyrje të fshatit Sërmnovë. Rruga e riasfaltuar është me gjerësi 4.3 metra dhe lidh gjhithsej 6 fshatra të Malsisë së Thatë me qytetin e Gostivarit.
Iniciativa për riasfaltimin e pjesës së ngelur ishte kërkesë e Këshillit Vendor të BDI-së në fshatin Sërmnovë, si dhe vendbanimeve të tjera për rreth.
iniciativa për zgjerimin e magjistrales nga fshati Llakavicë deri në fshatin Sërmnovë erdhi nga Shoqata e Diasporës “Sërmnova”, me seli në Zvicër, dhe ka kushtuar 200 mijë euro. Mjetet janë grumbulluar nga banorët, mërgimtarët e fshatit si dhe donatorë pranë kësaj shoqate, ndërsa asfaltimi u realizua nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”. Mbështetje në realizimin e kësaj nisme të banorëve të fshatit Sërmnovë dhe edhe firma private “IM – Beton” që ndihmoi në tamponimin e pjesës së zgjeruar të rrugës.
Gjatë muaj Gusht, në prani të liderit të BDI-së, z. Ali i Ahmeti, nënkryetarit, z. Nevzat Bejta, Kryetari i Parlamentit, z. Talat Xhaferi, drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, z. Bekim Memeti, përfaqësuesve të Shoqatës së Diasporës “Sërmnova”, nga Zvicra, zyrtarëve të tjerë dhe banorëve lokal, u inaugurua riasfaltimi i rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë.
Me këtë rast, drejtori Memeti nënvizoi që projekti u realizua në bashkëpunim të ngushtë me nënkryetarin, z. Nevzat Bejta. Memeti, po ashtu, njoftoi që krahas asfaltimit të pjesës së ngelur e që tashmë u bë realitet, Ndërmarrja do të realizon ndërtimin e barrierave mbojtëse përgjatë rrugës, sinjalizimi horizontal, si dhe do të angazhohen punëtorë për mirëmbajtjen e aksit rrogur.

Duhet theksuar që projekti për riasfaltimin e rrugës regjionale Gostivar – Sërmnovë u realizua në dy faza. Në fazën e parë u realizua asfaltimi i rrugës nga Turçani i madh deri në Llakavicë, kurse në fazën e dytë u asfaltua pjesa nga fshati Llakavicë deri në afërsi të fshatit Sërmnovë.
Projekti për asfaltimin e tërrësishëm të rrugës ka kushtuar mbi 50 milionë denarë. Me realizimin e dy kilometrave të ngeluara, përmbyllet ky projekt me rëndësi jetike për banorët e Zonës dhe që ishte një premtim i dhënë nga BDI.