Pompeo në Ohër e Podgoricë për riafirmim të aleancës së SHBA-së me anëtaren e 29-të dhe 30-të të NATO-s

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në takimin me kreun shtetëror maqedonas të premten në Ohër edhe një herë do të theksojë se Marrëveshja e Prespës është hap i jashtëzakonshëm dhe i guximshëm i liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për stabilizim dhe prosperitet të rajonit dhe për hyrje të vendit në NATO dhe BE, deklaruan nga Stejt Departamenti amerikan.

Marketing

Prej atje deklaruan se SHBA-ja është e përqendruar në Ballkanin Perëndimor si pjesë e rëndësishme strategjike nga ideja për Evropë të bashkuar. Për këtë, sekretari shtetëror Pompeo e kombinon vizitën disaditore zyrtare në rajon – pas Vatikanit, të premten ai do t’i vizitojë Podgoricën dhe Ohrin “për riafirmim të aleancës me anëtaren e 29-të dhe të 30-të të NATO-s, të fundit të cilët u anëtarësuan në aleancë”. Pompeo pastaj udhëton për Athinë.

“Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtare në aleancën ushtarake dhe merr pjesë në misionet e NATO-s shumë më parë”, deklaroi një person zyrtar nga Stejt Departamenti, duke shtuar se këto ditë po mbushen 25 vjet nga marrëdhëniet e vendosura diplomatike mes Uashingtonit dhe Shkupit “pasi vendi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia”.

Gjatë vizitës, Pompeo në Ohër do të takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskin dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, si dhe me ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska.

Nga Stejt Departamenti për MEDIAL-n deklaruan se bisedimet do të përqendrohen si në sigurinë ashtu edhe në mundësitë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Për shkak të sigurisë së rritur, anëtarësimi në NATO është shoqëruar me mundësi ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja. Ky është prioritet i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin në NATO, hyrja e investimeve të huaja direkte në Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 mendoj se arriti 738 milionë dollarë, që është rekord për vendin”, deklaroi një person zyrtar nga Administrata në Uashington.
SHBA-ja e lavdëroi edhe Bullgarinë fqinje për Marrëveshjen e arritur për miqësi mes Sofjes dhe Shkupit, “si hap para në realizim të procesit të Prespës”.

Nga Stejt Departamenti konfirmuan se një prej temave për bisedime në Podgoricë dhe në Ohër do të jetë edhe roli destabilizues i Rusisë në rajon. Moska para dy vjetëve u përpoq që të bëjë puç në Mal të Zi dhe e ka minuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

“I shohim efektet nga aktivitetet keqdashëse ruse në rajon dhe ky është një problem që na shqetëson. Deri tani shumë herë konfirmuam se vendet e pavarura dhe sovrane dhe popujt e tyre vendosin për të ardhmen e tyre dhe se ku duan që të arrijnë, për vendimin e tyre që të kërkojnë anëtarësim në NATO”, deklaruan nga Stejt Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në takimet me liderët e Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, përfaqësuesi i Uashingtonit gjithashtu do të bisedojë edhe për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë.

Në Ohër, delegacioni i kryesuar nga sekretari shtetëror Pompeo do ta vizitojë edhe kompleksin e manastirit të kishës së Shën Mërisë që është ndërtuar në shekullin e 13-të.