Qeveria në seancën e djeshme e miratoi informacionin dhe Propozim – planin për masa, aktivitete dhe dinamikë të zbatimit të procesit të kontrollit (vetingut) ndaj të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Qeveria e obligoi ministrin e Punëve të Brendshme, më së voni deri më 21 tetor 2019 ta formojë grupin e punës së përcaktuar për zbatimin e procesit të vetingut të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe përmes kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kërkojë në grupin e punës të marrin pjesë më së shumti tre përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët do të jenë në rolin e vëzhguesve të procesit të vetingut në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Planin, siç thuhet në kumtesë e ka përpunuar Grupi i punës, në të cilin krahas përfaqësuesve të Ministrisë, marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë akademike, Sindikata e Policisë së Maqedonisë, OSBE, Ambasada e SHBA-së, si edhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. .