Southgate: Kemi udhëtuar në shumë vende, por askund si në Kosovë

Selektori i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka mbetur pa fjalë me atmosferën e krijuar në ‘Fadil Vokrri’.
Southgate ka thënë se ata kanë udhëtuar në shumë vende të botës, por askund nuk kanë kaluar si në Kosovë.

Marketing

‘’Unë mendoj se Kosova na bëri ndeshjen të vështirë, sidomos në pjesën e parë. Ishte e vështirë për ne të luanim në presion. Për 70 minuta na u desht të mbanim presionin. Por me kundërsulme arritëm ta fitonim ndeshjen’’.

‘’Ishte atmosferë e jashtëzakonshme. Kemi udhëtuar nëpër shumë vende, por askund nuk kemi kaluar si këtu. Është vërtetë e mrekullueshme’’, shtoi ai.

Sa i përket Ligës së Kombeve, trajneri anglez u shpreh: ”Keni një rast të mirë. Këto ndeshje me presion të madh, ju japin eksperiencë të rëndësishme”.