Kryeministri spanjoll paralajmëron ratifikim shumë të shpejtë të Protokollit

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez i ka dhënë premtimin kryeministrit Zoran Zaev se vendi i tij shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriu në NATO.

Marketing

Zaev dje në margjinat e samitit të NATO-s në Londër ka marrë siguri personale nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington.

Ratifikimi i Protokollit mbetet të përfundojë që këtë javë, ku në fillim të muajit të kaluar u mbajtën zgjedhje, por atje duhet të formohet Qeveri e re.

Pas zgjedhjeve në nëntor, deputetët spanjoll të martën janë kthyer në Parlament, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta se së shpejti do të formohet qeveri e re dje do të shmangen zgjedhje të reja. Mbreti Felipe i Gjashtë pas seancës konstituive në Parlament, në javët në vijim duhet të takohet me liderët e partive parlamentare me qëllim që të zgjidhet mandatari.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev dje dhe pardje mori pjesë në Samitin e NATO-s në Londër ku u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, por edhe nga liderët e vendeve-anëtare si anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Këto dy ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut është paraqitur në nivel më të lartë qeveritar në Takimin e liderëve të NATO-s me rastin e 70 vjetorit të Aleancës, realizohet ëndrra, ëndrra e përbashkët e suksesit kombëtar të të gjithë qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme dhe siguria e vendit dhe e qytetarëve. Ajo adresë është Selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, ka thënë Zaev. dje në Londër.

Pasi Protokollin do ta ratifikojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës, mbetet dokumenti me të cilin zyrtarizohet anëtarësimi ynë që të ratifikohet edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është e pasigurt nëse kjo do të ndodh para ose pas zgjedhjeve, të cilat sipas dakordimit duhet të mbahen më 12 prill.

Nga VMRO-DPMNE-ja me apel deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që sa më shpejtë që është e mundur ta dorëzojë iniciativën deri tek Qeveria, ndërsa Xhaferi dje për këtë u deklarua si jokompetent.

Ai tha se, Qeveria, e jo Kuvendi, është kompetente për veprim rreth nismës së grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, për ratifikim të Protokollit për anëtarësim në NATO. Konfirmoi se sot një grup i deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, atij i kanë parashtruar kërkesë për inicim, përkatësisht për ridërgim në Qeveri të nismës për parashtrim të Propozim-ligjit për ratifikim të marrëveshjes për NATO.

“Nga aspekti formal një dokument që hyn në Kuvend në procedurë adekuate, është obligim i imi ta shqyrtojë aktin në mënyrë adekuate dhe lidhur me kompetencat, të veproj. Duke pasur parasysh se Kuvendi në bazë të neneve të Rregullores në të cilat thirren deputetët nuk i ka ato kompetenca, konsideroj se është adekuate i njejti akt, si edhe gjatë të gjitha rasteve të tjera për të cilat Kuvendi nuk është organi kompetent të cilit i referohet problematika, në rastin konkret drejt Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Ndërsa lideri i Alleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dje paralajmëroi se si subjekt politik kërkon që ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO të bëhet në seancën plenare të 11 dhjetorit, me qëllim që i njëjti të mos shfrytëzohet si arsyetim për shtyerje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Sot është momenti që t’i bëj apel qeverisë dhe të gjitha partive politike se përkrahja e një iniciativë të tillë, nuk do të ishte hera e parë. Sepse ka precedentë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojnë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e votoi protokollin pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne”, tha Sela.

Edhe për presidentin Stevo Pendarovski nuk është kontestuese që Protokolli të ratifikohet pas zgjedhjeve.

Nëse ndodh që Spanja të formojë qeveri dhe ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO në periudhën parazgjedhore, duke pasur parasysh atë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 12 prill, për presidentin Stevo Pendarovski nuk është kontestuese që ai në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të nënshkruhet pas zgjedhjeve dhe konstituimit të përbërjes së re kuvendore.

“Nëse të gjitha ratifikimet përfundojnë dhe pritemi ne, sepse pas 29 ratifikimeve edhe ne duhet ta ratifikojmë Protokollin, ndërsa ne nuk kemi Parlament dhe vjen deri në situatë që të varet nga ne, do ta ratifikojmë në prill pas zgjedhjeve”, tha Pendarovski.

Lidhur me propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski që të deklarohet për ratifikimin me veprim të shtyrë Pendarovski konsideron se ende ka dilema juridike nëse kjo do të justifikohej me ligj.

Për zëvendëskryeministren dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, megjithatë, do të ishte e papërgjegjshme të bëjmë çfarë do qoftë që do ta rrezikonte anëtarësimin në NATO – qëllim strategjik numër një, madje edhe ta shtyjë në kohë të caktuar