Arbër Ademi në vendosjen e gurthemelit të sallës sportive në Opajë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e sallës se re sportive në Shkollën Fillore “7 Marsi” në fshatin Opajë të Komunës së Likovës, njëherit edhe vendlindje e ministrit Arbër Ademi.

Marketing

Ademi ka uruar banorët me rastin e fillimit të punimeve, duke theksuar se ndërtimi i sallës do të mbarojë në një afat sa më të shpejtë dhe se nxënësit e kësaj shkolle aktivitetet sportive do ti zhvillojnë në sallën e re, prej të cilëve priten edhe suksese të mëdha.