Miqësoret në Kinë, “big”-ët e Anglisë nisin të studiojnë për… coronavirusin!

Sipas asaj që publikon “Daily Mail” në numrin e sotëm, ekipet elitare të Premier Ligës kanë nisur informimin mjekësor për të kuptuar sesa do të rrezikonin në verë lojtarët dhe stafi i tyre në rast se do të udhëtonin në Kinë.

Marketing

Siç dihet, coronavirusi ka goditur Kinën duke shkaktuar qindra viktima dhe mijëra të prekur, ndërsa skuadrat angeleze kanë oferta milionere për të luajtur disa miqësore në impiantet kineze, por tashmë duhet të marrin vendimin për t’i refuzuar ato apo jo.