“Zhvillimet e fundit politike e konkretisht kurorëzimi i Bilall Kasamit me Zoran Zaevin, nuk më kan nxitur të shkruaj si efekt apo defekt politik, por ajo që më bën detyrimisht të prononcohem lidhur me këtë qështje është se unë jam në mesin e themeluesëve të BESË-s, dhe mund të them me përgjëgjësi morale se ende qëndroj me Besë ndaj parimeve por jo i rreshtuar ndaj apetiteve të Bilallit.
Për njohësit e qështjeve politike kjo gjë në parim është diqka shumë normale, por duke e kujtuar se asokohe e kemi themeluar BESË-n pikërisht që ne nuk jemi pajtuar as me filozofitë politike të partive të tjera, e aq më pak të subjektit të Zoran Zaevit.
Ende i mbaj të freskëta idetë dhe fjalët e disa simpatizantëve të cilët e lavdëronin Bilallin me epitete se Ai nuk përdor alkool, është namazli, e shumë qka tjetër, dhe sot mundem lirisht të konstatoi se Bilalli nuk është i dehur nga alkooli, ai është i dehur nga pushteti dhe ai sot vazhdon të përkulet por e ka ndërruar kiblen me qeverinë.
Sido qoftë e ritheksoj se nëse kjo lëvizje e përkrahjes është në dobi të vendit do të isha më i lumturi, por nga e kaluara dhe bashkëpunimi me të jam skeptik për një të ardhme të mirë dhe me plot siguri e vlerësoj se kjo lëvizje politike e Bilallit e dëmton rëndë qështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe legjitimon politikën kuislinge ndaj partive maqedonase!”, ka shkruar veterani i UÇK-së, Isak Tusha.