Altmaier:Ekonomia gjermane mund të tkurret më shumë se në vitet 2008/2009

Ekonomia më e madhe e Evropës mund të zvogëlohet më shumë këtë vit sesa gjatë krizës financiare 2008/9, tha të enjten ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier.

Marketing

Gjermania është në izolim, pasi më shumë se 73,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri dhe gjithsej 872 kanë vdekur.

Shkollat, dyqanet, restorantet dhe objektet sportive janë mbyllur dhe shumë kompani kanë ndaluar prodhimin, për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes.

“Ne presim që ekonomia të mund të tkurret me më shumë se 8%”, tha ai.

“Uljet për të cilat kam folur me siguri do të jenë të paktën po aq të këqija, nëse jo edhe më keq sesa me krizën bankare dhe të aksioneve të vitit 2008/2009”, tha Altmaier, pa dhënë një parashikim të saktë.

Ekonomia gjermane u tkurr me 5.7% më 2009.

“Kjo do të thotë që pas 10 viteve të mira të rritjes ekonomike, do të kemi përsëri një recesion këtë vit për herë të parë që nga viti 2009”, shtoi Altmaier.