Zaev dhe Mickoski në izolim të detyrueshëm, gazetari që i intervistoi doli pozitiv

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev do të jenë në izolim të detyrueshëm, për shkak se një gazetar që i ka pasur mysafir të dy ka rezultuar pozitiv me Kovid-19.

Marketing

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Pas informimit që ka marrë Ministria e Shëndetësisë që një gazetar televiziv është pozitiv me Covid-19, i cili javën e kaluar ka realizuar intervistë me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe atë të LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, menjëherë dy liderët kanë kryer testin për koronavirus. Rezultati i Mickoskit tashmë ka rezultuar negativ. Kurse rezultati i kreut të LSDM-së pritet gjatë ditës së sotme”, tha mes tjerash Filipçe.

Edhe përkundër rezultatit të testimeve për Covid-19, liderët e partive do të duhet të qëndrojnë në izolim seri sa të kalojnë 14 ditë nga kontakti i fundit me të infektuarin me Covid-19.

Ndërkohë sa i përket gazetarit ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe po kurohet në Spitalin 8 shtatori.