Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup ngriti kallëzime penale kundër 21 personave në Prokurorinë e Shkupit kundër të gjithë punonjësve të Shkollës Fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë.
Kallëzim penal morën V.N. (56), për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale – “shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit” e dënueshme sipas nenit 353, dhe vepër penale – “nxitje” e dënueshme sipas nenit 23 të Kodit Penal. Po ashtu edhe kundër personave – P.I. (46), N.D.B. (63), S.L. (57), M.M. (54), P.B. (39), Z.A.Q. (45), V.A. (41), S.A. (41), G.S.A. (45), S.C. (57), D.C. (39), M.D. (45), G.J. (53), B.K. (39), M.V. (51), B.N. (37), T.G. (39), R.S. (61), S.S.M. (41) dhe L.S.P. (58) të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale – “shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit” i dënueshëm sipas nenit 353 dhe – “falsifikim i një dokumenti” të dënueshëm sipas nenit 378 të Kodit Penal.
I dyshuari i parë gjatë vitit akademik 2018/2019, me qëllim që tu mundësojë nxënësve të marrin certifikata për vitin e përfunduar shkollor, të cilët për një periudhë më të gjatë të vitit shkollor ishin jashtë vendit, inkurajoi dhe ndikoi që mësimdhënësit e lartpërmendur të votojnë në këshillat e mbajtura vlerësimin e nxënësve që munguan, mbi bazën e të cilave u përgatit e gjithë procesverbali pedagogjik me përmbajtje të pavërtetë.
Mësimdhënësit nën ndikimin e të dyshuarit kryesor edhe pse e dinin se nxënësit kishin emigruar nga Maqedonia, d.m.th nuk kanë ardhur në shkollë, nuk shënuan mungesat për to në procesverbalet e klasave dhe kryen një vlerësim fiktiv të nxënësve për periudhën kur munguan, gjë që tejkaloi autorizimet e tyre zyrtare dhe mundësoi përgatitjen e Certifikatave për vitin e përfunduar shkollor – thonë nga Ministria e Brendshme.
Në njoftimin e paraqitur në Ministrinë e Brendshme nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, sipas të cilit, në 02, 05, 08 dhe 12.07.2019, inspektorati ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në shkollën “Kuzman Shapkarev”, pas një ankese nga komuna e Kisella Vodë, u konstatua shkelje në procedurën e mbajtjes së regjistrave dhe dokumentacionit pedagogjik, si dhe një dëmtim duke mos regjistruar mungesat e nxënësve që munguan një periudhë të gjatë kohore.