Në një moment kur qytetarët po përjetojnë një krizë të skajshme ekonomike për shkak të pandemisë së Koronavirusit kreu i opozitës Zijadin Sela ka sulmuar edhe ndihmën që u jep qeveria njerëzve për ta tejkaluar sadopak këtë krizë.
Ai duke u ndalur tek kartelat pagesore vendore ” Blej t’vendit” që janë si një mbështetje financiare për qytetarët dhe personat e punësuar me të ardhura të ulëta, për të rinjtë dhe punëtorët e shëndetësisë që janë në vijë të parë të frontit me Kovid-19 , ka thënë se kartelat janë blerje legale votash .Janë para nga tatimet e tyre nga krediti që i marrin nga organizata ndërkombëtare ka deklaruar Sela.TetovaSot