Nikolla Todorov, ish-ministri i shëndetësisë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevskit ka theksuar se përse të mos bëhet koalicion mes LSDM dhe VMRO, pas lëvizjes së BDI-së me propozimin për kryeministër shqiptar.
Ai në një postim në facebook ka shkruar se ky veprim i BDI-së ka nxitur ndjenja pjesërisht jo të mira tek maqedonasit.
“Pjesa më e madhe e tyre e shohin këtë si tentim për denacionalizimin e kompletuar të shtetit maqedonas ose e shohin edhe si shqiptarizim të Maqedonisë”, thekson Todorov.
Ai nënvizon se si do të jetë nëse kushtimisht thënë partitë maqedonase do të bëjnë koalicion mes tyre.
“LSDM dhe VMRO pse jo të mos bëjnë koalicion? Edhe ashtu LSDM është e hapur edhe për shqiptarët në Maqedoni, ka mjaftë funksionarë, anëtarë, por edhe vota të mjaftueshme shqiptare. Si pjesë të koalicionit ka edhe Lëvizjen BESA”, ka shkruar Todorov.
Sipas tij, pse të mos ketë koalicion mes LSDM, VMRO dhe Lëvizjes BESA.
Ai po ashtu ka shtuar se nëse do të pozicionohen në pozita nacionaliste, atëherë shton se përse të mos bëhet koalicion vetëm mes VMRO dhe LSDM, pa asnjë shqiptar në pushtet? Pse jo?”, ka shkruar Todorov.