Nuk iu bind urdhrit të qeverisë, mbyllet lokali i natës në Fier

Një lokal nate që ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme është pezulluar nga Policia e Fierit për një një periudhë 1-vjeçare.

Marketing

Shërbimet e policisë konstatuan mbrëmjen e djeshme një biznes night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të paligjshme. Para se të mbyllej, lokali i natës është gjobitur më herët me 1.000.000 lekë .

Qeveria dha vendimin të hënën për mbylljen e të gjitha bareve, loungeve dhe bizneseve me muzikë live, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.