Finlanda ka vendosur masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.
Ky shtet do të kërkojë testin negativ për koronavirus dhe do të karantinojë udhëtarët nga shtete me rrezik të lartë për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti të hënën.
Njoftimi vjen pak pasi 24 nga 157 pasagjerë që kishin udhëtuar nga Maqedonia e Veriut drejt Finlandës rezultuan pozitivë pas testimit.
Deri tash në Finlandë janë regjistruar 7601 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 333 persona kanë vdekur.