ASH-AAA: Nuk marrim pjesë në zgjedhjen e kryeparlamentarit, BDI: Nuk mundet ne të jemi fajtorë për mossuksesin tuaj

Deputetët e koalicionit ASH-AAA nuk do të marrin pjesë në votimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Këtë e paralajmëroi Skender Rexhepi nga Koalicionit “Tash është koha”.

Marketing

“Për shkak të premtimeve të paplotësuara nga BDI, ne nuk do të marrim pjesë në votimin e Kryetarit të Kuvendit, domethënë do të tërhiqemi”, tha Skender Rexhepi.

E për këtë përgjigjet Izet Mexhiti nga radhët e BDI-së.

“Nuk mundet BDI të jetë fajtor për gjithçka dhe ta fajsoni atë. Ku keni marrë më shumë vota nga BDI keni festuar, nuk na akuzuat për vjedhje votash.