Filloi seanca kuvendore, Zaev: Sfida e parë e qeveris së re, ballafaqimi me Kovid-19

Me një orë vonesë dhe pas disa intervenimeve procedurale filloi seanca kuvendore në të cilën do të debatohet rreth formimit të qeverisë së re. Në fillim të seancës mandatari ZoranZaev u shpreh se një nga detyrat e para me të cilat do të përballet qeveria e re do të jetë ballafaqimi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.

Marketing

“Si kryeministër bashkë me kabinetin do të dëshmojmë se mundemi, mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Shteti jonë dhe e gjithë bota tanimë në një kohë të gjatë po gjendemi në një situatë jo të lakmueshme të shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19. Andaj me formimin e kësaj qeverie e para që do të bëjmë është të ballafaqohemi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19”, tha Zoran Zaev, mandatar për formimin e qeverisë së re.