Qeveria në mbledhjen e sotme dha pëlqim që SHA “Posta” të fillojë procedurë për bisedime për lidhje të marrëveshjes së re për bashkëpunim me bankë përmes së cilës do t’i realizojë shërbimet nga qarkullimi i pagesave.
Deri më tani, SHA “Posta” i realizonte shërbimet nga qarkullimi publik përmes “Bankës Eurostandard”, por pas hapjes së procedurës falimentuese të bankës, SHA “Posta” mbeti pa mundësinë që t’i realizojë këto shërbime.