Mund të vendosen saksione ndaj qeverisë ruse nëse ajo nuk arrin të sqarojë rrethanat rreth helmimit të figurës së opozitës, Alexei Navalny në ditët e ardhshme, tha këtë të dielë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.
“Nëse nuk ka kontribute nga pala ruse në ditët e ardhshme, ne do të duhet të diskutojmë një përgjigje me partnerët tanë”, tha Maas në një intervistë të botuar nga Bild am Sonntag.
“Kur mendojmë për sanksionet, ato duhet të jenë sa më të shënjestruara”, u shpreh ai.
Zyrtarët gjermanë tashmë ngritën mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë. Qeveria ka ardhur nën presion në rritje për të rishikuar qëndrimin e saj në tubacionin e gazit Nord Stream 2, i cili është një projekt i eksportit të energjisë për qeverinë ruse.
Kancelarja Angela Merkel deri më tani ka këmbëngulur se projekti energjetik ruso-gjerman me shumë miliarda mbetet një sipërmarrje tregtare dhe nuk duhet të lidhet me çështje më të gjera politike
“Shpresoj që rusët të mos na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë në Nord Stream 2”, tha Maas, i cili është anëtar i Social Demokratëve, partneri i ri i koalicionit të Merkel.
Nalvany po trajtohet në Spitalin Charité në Berlin, pasi u sëmurë në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian i Tomsk.
Sipas spitalit, gjendja e tij “vazhdon të përmirësohet” por “shërimi ka të ngjarë të zgjasë”.
Në deklaratë thuhet se “është ende shumë herët për të vlerësuar efektet afatgjata që mund të lindin në lidhje me këtë helmim të rëndë”.
Javën e kaluar, Merkel konfirmoi se testet laboratorike kishin zbuluar se Navalny ishte helmuar me agjentin Novichok, i cili u përdor gjithashtu në përpjekjen për vrasje të Sergei Skripal në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.
Autoritetet britanike thonë se sulmi u krye nga shërbimet e sigurisë ruse.