Nikollovski: Do t’u jepet fund arsyetimeve në institucionet “nuk ka të bëjë me ne/ nuk ka të bëjë me mua”

T’u jepet fund arsyetimeve “nuk ka të bëjë me ne/ nuk ka të bëjë me mua” që janë bërë të zakonshme nëpër institucionet, e gjerë është transparenca obliguese, mbrojtja e lirisë së mediave, mbështetja institucionale e një KSHPK-je të fuqishme dhe të pavarur, mungesa e tolerancës gjatë keqpërdorimeve të zbuluara, rritje të motivimit dhe efikasitetit të resurseve njerëzore në institucionet qeveritare, janë pjesë e kompetencave dhe punës së ekipit të zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski.

Marketing

Ai në intervistën për MIA-n shprehet se përpjekjet e tij dhe përpjekjet e njerëzve në ekipin e tij do të jenë të përkushtuara në mënyrë përkatëse edhe në parandalimin e keqpërdorimeve, dhe në zhvillimin e efikasitetit të resurseve njerëzore. Nikollovski nuk pret që nga opozita ta përshëndesin luftën kundër korrupsionit, gjegjësisht nuk pret mbështetje prej atyre që, siç u shpreh, përmes korrupsionit ndërtuan oborr të bardhë partiak.

Z. Nikollovski, urime për postin e ri. Një post krejtësisht i ri në Qeveri. A është përgjigje ndaj kritikave të qytetarëve, njëfarë porosie ose pjesë e përcaktimeve programore të Qeverisë së re?

Ju faleminderit. Më është nder i veçantë që më është dhënë besimi për këtë post të ri në Qeveri, që është me përgjegjësi të veçantë dhe me qëllim të lartë, krijim të një sistemi funksional të liruara nga korrupsioni. Posti vetvetiu i përmban të gjitha këto tri segmente që i cekni në pyetjen. Kryesisht do të veproj që qytetarëve t’u sigurohet ajo që u nevojitet. Qytetarët kërkojnë këmbëngulje dhe përgjegjësi, gjegjësisht t’i jepet fundi arsyetimeve “nuk ka të bëjë me ne/ nuk ka të bëjë me mua” që janë bërë të zakonshme nëpër institucionet. Këto janë arsyetimet se dikush tjetër është kompetent, se ndonjë institucion tjetër nuk ka vepruar. Njerëzit duan q[ t’u zgjidhen problemet, e jo kokëdhimbje dhe probleme të reja kur do të nisen nëpër korridoret dhe labirintet e institucioneve. Kur kësaj do t’ia shtojmë edhe korrupsionin dhe keqpërdorimet politike, arrijmë deri te lista e armiqve më të mëdhenj të qytetarëve, të institucioneve dhe të politikanëve të ndershëm. Edhe në këtë kontekst porosia është e qartë – tolerancë zero për korrupsion, dyfish më shumë punë dhe shumë më tepër rend, disiplinë dhe drejtësi.

Ne jemi të vendosur dhe të bindur që të zhvillojmë luftë pa kompromis me secili që merr pjesë në korrupsion. Jemi të vetëdijshëm se i tërë procesi nuk mund të përfundojë brenda natës, por në programin katërvjeçar të Qeverisë kemi vendosur shtylla të qarta në luftën kundër korrupsionit, përmes vendosjes së mekanizmave të qartë dhe përkatëse për bashkëpunim intensiv mes të gjithë faktorëve kompetentë, përmes vullnetit të fuqishëm politik dhe përmes motivimit të secilit qytetar që të bashkëngjitet në çrrënjosjen e kësaj dukurie devijuese.

Çfarë do të punoni si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore? Ky është një spektër me të vërtetë i gjerë i zonave të interesit…

Ky është një pozicion koordinues që për sukses kërkon bashkëpunim të fuqishëm, krijim të përbashkët të strategjive dhe implementim e tyre me të gjitha resorët dhe institucionet nën pushtet ekzekutiv në zonat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore.

Si koordinator me këtë post, do të kem rastin që t’i shqyrtoj gjërat e perspektivës më të gjerë dhe të marr pjesë në realizimin e programit qeveritar, përmes inicimit, mbikëqyrjes dhe zbatimit të politikave në bashkëpunim maksimal me ministritë, komisionet dhe organet tjera shtetërore para së gjithash, por edhe me bashkësinë afariste, partnerët ndërkombëtarë, organizatat joqeveritare , etj.

Lufta do të zhvillohet përmes shumë kanaleve. Transparencë e gjerë dhe obliguese, mbrojtje të lirisë së mediave, mbështetje institucionale e KSHPK-së së fuqishme dhe të pavarur, mungesë të tolerancës gjatë keqpërdorimeve të zbuluara, sigurim të shërbimit më mirë dhe më efikas të qytetarëve, përmirësim të komunikimit të brendshëm në mes institucioneve, rritje të motivimit dhe efikasitetit të resurseve njerëzore në institucionet qeveritare, etj.

Do të insistoj në transparencë të rritur në të gjitha nivelet e pushtetit, në zvogëlimin e të drejtave të diskrecionit të funksionarëve dhe do të tentoj të reagoj ndaj të gjitha dyshimeve rreth keqpërdorimit të postit ose fuqisë.

Do të vendosim zhvillim të qëndrueshëm në arsimin, mbrojtjen e mjedisit jetësor, digjitalizimin sistemin shëndetësor, kushtet për udhëheqjen e biznesit. Njëri prej angazhimeve tona parësore gjatë periudhës që vijon është që të krijohet plan zhvillimor kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm. Në këtë temë tashmë bisedova edhe me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në vend, Rosana Duxhak. I riafirmuan angazhimet tona drejt qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe zbatim të aktiviteteve rrjedhëse nga ana e institucioneve shtetërore në pjesën e implementimit të Agjendës 2030, gjegjësisht përmbushjes së qëllimeve parësore për zhvillim të qëndrueshëm.

Konkretisht, nuk mund të presim përparim në politikat që do t’i zbatojmë, nëse nuk kemi zhvillim të qëndrueshëm. Ose, nga ana tjetër, të presim përparim nëse njerëzit e mirëfilltë nuk vijnë në pozicionet e mirëfillta. Pikërisht për këtë arsye, është me rëndësi të cek se përpjekjet e mia dhe përpjekjet e njerëzve nga ekipi im do të jenë të përkushtuar në mënyrë përkatëse edhe në parandalimin e keqpërdorimeve, edhe në zhvillimin edhe në efikasitetin e resurseve njerëzore.

A mund të jepni ndonjë shembull më të thjeshtë për atë se si do të zhvillohej konkretisht ky bashkëpunim mes resorëve?

Puna fillon me bisedime rreth ideve dhe iniciativave, e menjëherë më pas vendosje të qëllimeve të qarta. Ato mund të vijnë nga secili, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ekipin tim, vetë ministritë, bashkësinë afariste, organizatat joqeveritare ose shoqatat e qytetarëve, etj. Më pas do të vijojë analiza e së njëjtës dhe përpilim i arsyetimit të projektit. Pas kësaj vjen momenti kyç, e ky është përpilimi i planit për bashkëpunim institucional që do të jetë i rëndësishëm për realizimin e rezultateve. Do të analizohen edhe ligjet dhe praktika, do të gjenden pikat e ndjeshme në zgjidhjen e të cilave duhet vepruar. Rezultatet mund të valorizohen në formë të pakos së ndryshimeve të ligjeve, automatizim të proceseve të caktuara, udhëzime për veprim në drejtim të caktuar, etj.

Njëherësh, do të doja ta sqaroj edhe bashkëpunimin me KSHPK-në, është e kuptueshme pse njerëzit do të kishin dilema të tipit – “pse post të antikorrupsionerit” kur kemi anti-korrupsionin”?

Posti nuk bie ndesh fare me KSHPK-më, por përkundrazi, është vendosur në mënyrë që ta përmirësojmë bashkëpunimin mes pushtetit ekzekutiv dhe vetë komisionit. Madje edhe GREKO, trup antikorrupsion i Këshillit të Evropës shkroi në raportin e miratuar në mars të vitit 2019 se rekomandon përcaktimin e një anëtari të Qeverisë ose të KSHPK-së pikërisht për këtë qëllim. Në këtë drejtim vjen edhe propozimi i kryeministrit për angazhimin e zëvendëskryeministrit me këtë detyrë, në këtë përbërje qeveritare.

A prisni obstruksione nga institucionet tjera, a mundet një qëllim i mirë të përzihet në kompetenca të paqarta administrative që nuk do të varen nga ju, por nga praktika e institucioneve të tjera?

Shprehen “rruga drejt ferrit është e shtruar me pllaka me qëllime të mira” ashtu? Sinqerisht, pres bashkëpunim maksimal. Në fakt, kjo është ajo për çfarë do të luftojmë. T’i mbyllim këto paqartësi dhe vrima administrative që paraqiten me mungesën e koordinimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve. Të mos më kuptoni gabimisht, unë jam shumë i vetëdijshëm se kjo është një betejë shumë e vështirë. Por çdo progres është i vështirë. Njëjtë si edhe fëmija i vogël kur mëson të ecë. Progresi i tij vjen përmes asaj se duhet të bie një herë, dy herë, dhjetë herë… Por, pikërisht për këtë arsye edhe në fund ia del, mësohet dhe fillon të ecë. Qytetarët duan progres, ndërsa ne nuk guxojmë të frikësohemi dhe nuk kemi frikë nga vështirësitë e rrugës drejt progresit.

Si do të përkufizoni punën – do të merrni vendime konsensuale me zëvendëskryeministrat tjerë ose drejtpërdrejtë me Qeverinë ose kryeministrin?

Siç thash, si post koordinues në shumë gjëra të ngjashëm me postin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, suksesi i së njëjtës varet nga puna ekipore dhe bashkëpunimi. Ky koordinim i përfshin të gjithë resorët dhe institucionet nën pushtetin ekzekutiv që punojnë në këto problematike. Absolutisht, vendimet do të merren me ta, gjithsesi në përputhje me përbërjen qeveritare në seancë siç është rendi dhe procedura.

Si do të bashkohet posti gensek me këtë post?

Duke marrë parasysh faktin se nuk drejtoj ndonjë ministri konkrete, por marr pjesë si koordinator në drejtim të rritjes së efikasitetit në punë, këtu nuk ka ndonjë lloj pengesash . Në fakt, nuk bëhet fjalë për bashkim, e as që mundet dhe as që guxon të ketë bashkim të postit partiak me atë qeveritar, por përkundrazi, kufi të qartë se ku përfundon partia dhe ku fillon shteti, gjegjësisht Qeveria. Unë në të dyja postet e veçuara ndërtova dy ekipe të shkëlqyeshme që punojnë maksimalisht me sakrificë dhe i ndjekin detyrat e tyre, rrethin e tyre të veprimit në punë.

Opozita ende pa filluar e shpalli këtë si të dështuar. Çfarë roli prisni të luajë opozita në gjithë këtë?

Nuk mund të pres që ta përshëndesin luftën kundër korrupsionit ata të cilët përmes korrupsionit ndërtuan oborr të bardh partiak. Jam i vetëdijshëm se opozita ka brengat e saj që besoj se do të dëshirojë që t’i zgjidhë sa më shpejtë dhe sinqerisht shpresoj se kjo nuk do t’i marrë shumë kohë dhe vëmendje. Neve na duhet një opozitë konstruktive. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore kam folur dhe qëndron në atë, se është koha që të kemi politikë në të cilën qeveria dhe opozita punojnë së bashku për të mirën konsensuale. Mendoj se jemi të pjekur në aspektin demokratike që të kemi realitet politik në të cilin propozimet opozitare që vlejnë pranohen pa fjalë, në të cilat ka bashkimi të mirëfilltë të interesave kombëtarë nga të gjitha partitë serioze! Kjo nuk është kohë për ndarje. Është kohë për ndryshime dhe kohë për bashkim. Qëllimet shtetërore për të cilat konsideroj se kemi konsensus dhe periudha e shkurtër në të cilën të njëjtat duhet të realizohen, kërkojnë shumë pun[ dhe shumë bashkëpunim.

Populli maqedonas ka zhvilluar shumë beteja në të kaluarën dhe gjithmonë ndarjet kanë sjellë problem dhe ngecje mbrapa. Jam i bindur se vetëm sukseset mund të na bashkojnë, por të njëjtat nevojitet bashkëpunim i fuqishëm. Sukseset do të na bashkojnë dhe bashkimi do të na sjellë sukses. Njëra pa tjetrën nuk mundet.

Shpresoj se nuk do të vihet në pikëpyetje transparenca me gazetarët. Veçanërisht kur do të përballeni me tema të ndërlikuara dhe klientelë në dorëza të bardha…

Njëri prej angazhimeve të mia është edhe ruajtja dhe avancimi i lirisë së mediave dhe lirisë së fjalës. Në asnjë rast nuk do të vihet dhe nuk guxon të vihet në pikëpyetje transparenca me gazetarët. Ajo vetëm se do të përmirësohet. Ju jeni edhe sytë, edhe veshët edhe zëri i popullit, kur punohet në mënyrë profesionale, gazetaria me të vërtetë është njëri prej profesioneve më të virtytshme dhe më të dobishme që ekzistojnë në shoqërinë. Pikërisht për këtë arsye dua të shfrytëzoj rastin për t’i përshëndetur dhe mbështetur profesionistët në profesionin e gazetarëve si heronj për të cilët sinqerisht konsideroj se nuk e marrin falënderimin që e meritojnë.

Mgid