ABM: Qytetarët të mos shqetësohen nga informacionet e pasakta dhe të pakontrolluara për sistemin bankar

Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM) i hedh poshtë si të pasakta dhe të papërgjegjshme pohimet nga disa subjekte gjatë ditëve të fundit. Njëherit apelon që “qytetarët të mos shqetësohen nga deklaratat dhe publikimet e informacioneve të pasakta dhe të pakontrolluara për sistemin bankar”.

Marketing

“Rekomandojmë që të ndiqet burimi zyrtar i informacioneve për punën e bankave – Bankës Popullore në pajtim me të cilën bankat janë stabile dhe të sigurta, disponojnë me nivel jashtëzakonisht të lartë të likuiditetit, ndërsa aftësia pagesore është më shumë se dyfish më e lartë nga minimumi ligjor”, thekso ABM.

Sipas Asociacionit, sistemi bankar në çdo moment mund të përgjigjet në nevojat e qytetarëve dhe të kompanive, përmes mbështetjes cilësore dhe përkatëse kreditore dhe kyçe – përmes sigurisë për depozitave të tyre.

“Kjo bazohet në stabilitetin dhe sigurinë e bankave dhe është përgënjeshtrim i çdo të pavërtete të plasuar e cila ka të bëjë me sistemin bankar”, qëndron në kumtesën e ABM-së.

Marketing