Sekretari Aziri priti në takim vëllezërit Sejdiu dhe drejtorin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe,Shkodran Tolaj

Sot (05 Tetor), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri së bashku me drejtorin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe, z.Shkodran Tolaj dhe shefin e departamentit të Interediciplinares, z.Arlind Hyseini  pritën në takim doajenët e folklorit shqiptarë të trevave të Pollogut, vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu.

Marketing

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes vëllezërve Sejdiu si “instiucion” e memorie e gjallë e folklorit dhe traditave të Pollogut dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe i krijuar për të institucionalizuar veprimtarinë e artistëve të këtij rangu.

Sekretarit Aziri iu nda një libër i botuar nga Departamenti i kërkimeve të muzikës folklorike dhe etno muzikologjike të Universitetit të Muzikës dhe të Performancës Artistike të Vienës për punën kolosale që kanë bërë vëllezërit Sejdiu në rafshin e folklorit!

Sekretari Aziri i falemenderoi personalisht vëllezërit Sejdiu për kontributin e dhënë në kultivimin, ngritjen dhe rruajtjen e vlerave autentike të folklorit dhe traditës së shqiptarëve të Pollogut, gjithashtu, iu garantojë mbështetje maksimale institucionale për veprimtarinë e tyre artistike.