Presidenti i FIFA-s me koronavirus, mësohet se si është gjendja e tij

Gianni Infantino njoftoi se ishte prekur nga Koronavirusi.

Marketing

Ai pranoi se kishte simptoma të lehta dhe se ishte izoluar në banesën e tij.

Infantino vazhdon të qëndrojë në karantinë dhe fatmirësisht nuk ka probleme serioze me shëndetin.

Sot, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror postoi një mesazh duke falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij.

“Ndihem më mirë, por ende kam disa somptoma të lehta. Kam marrë kaq shumë mesazhe dhe letra në ditët e fundit dhe do të doja t’i falënderoja sinqerisht të gjithë për mbështetjen, e cila është vërtet prekëse. Faleminderit nga zemra ime”.