Në Covid-qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 35 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me korona virus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 474.
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara, në klinikat interniste ka pasur gjithsej 20 pranime, edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, pesë në Covid – qendrën në Klinikën për Neurologji, shtatë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatovenorologji, dy në Klinikën për Nefrologji, ndërsa pesë në Klinikën e sapohapur për Sëmundje të Syve. Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 10 persona.
Gjatë ditës së fundit, në shtëpi janë lëshuar nëntë pacientë të shëruar.
Për momentin, në Covid – qendrën e Klinikës Dermatologjike trajtohen 24 pacientë, në Klinikën për Neurologji 37 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit, në Klinikën për Gastroenterohepatologji trajtohen gjithsej 26 persona, në Kovid – qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë të sistemuar 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 12 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 108 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive trajtohen 159 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, ka 30 pacientë, 9 prej të cilëve fëmijë dhe 21 të rritur.
Gjithsej 474 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Covid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Edhe krahas pranimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në ora 8 ka pasur ende vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit në shtëpi të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Të gjitha repartet infektive, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.