Panik në Berlin, një veturë përplaset në rrethojën mbrojtëse pranë zyrës së kancelares Angela Merkel

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një veturë është përplasur në rrethojën mbrojtëse pranë zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin, shkruan Reuters.

Marketing

Detaje të këtij incidenti janë ende duke u hetuar, kurse policia po kontrollon veturën e zezë që kishte disa mbishkrime të shkruara me ngjyrë të bardhë si “Stop politikës globale”.

E në anën tjetër të veturës është shkruar “Ju të mallkuar, po vrisni fëmijë dhe të moshuar” , transmeton Telegrafi.

Në vend të ngjarjes kanë dalë dhjetëra policë dhe ekipi i zjarrfikësve.

Merkel sot është dashur të jetë nikoqire e një video-konference të kryetarëve të komunave gjermane, ku do të diskutohej për zgjatjen e bllokadës dhe hapat e mëtutjeshëm në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.