Rritet tregtia online në kushtet e covid, qytetarët i kanë ndryshuar zakonet e konsumit

Për shkak të korona-krizës, qytetarët i ndryshuan zakonet e konsumit. 36% prej tyre e kanë rritur vëllimin e blerjeve në internet. Që nga fillimi i krizës është shënuar rritje prej 177% të transaksioneve online me tregtarët elektronikë vendas. Megjithatë qytetarët nuk kanë shumë besim në tregtarët e huaj dhe për këtë arsye blerja është ulur për 36%. Maqedonia e Veriut është radhitur në krye, por nga niveli i ulët i aftësive digjitale të popullsisë, theksoi në onlajn konferencë, kryetarja e Asociacionit për E-Tregti, Nina Angellovska.

Marketing

-Sfida më e madhe është arsimimi i ulët digjital i popullatës dhe në vend të dytë – gjetja e stafit të duhur. Pengesa më e madhe është niveli i ulët i vetëdijes dhe shprehive për blerje në internet si dhe mosbesimi”, deklaroi Nina Angellovska, kryetarja e Asociacionit për E-tregti.

Ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Meri Bërns, e theksoi mbështetjen për zhvillim të e-tregtisë.

“Kjo mund të ketë ndikim të dukshëm ndaj ekonomisë. Kjo ndihmon në drejtim të krijimit të mundësive të reja, sidomos për të rinjtë të cilët viteve të fundit janë shpërngulur në numër që është tepër shqetësues. Ky vend ka potencial tejet të madh teknologjik. Duke shfrytëzuar këto potenciale, do të mund ta ngritin Maqedoninë e Veriut, kurse mund ta shndërrojnë edhe në lider rajonal në E-Tregti”, Kejt Meri Bërns, ambasadore e SHBA-së në vend.

Jemi krenarë që kemi ndihmuar shumë kompani përmes tregtisë online që të sigurojnë rritje dhe ekzistencë të bizneseve të tyre, tha ambasadorja amerikane. Covid-19 ndikoi në ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve elektronikë. Nga 2.800 të anketuar, 37% dukshëm bëjnë më shumë blerje online, kurse gati 20% për here të pare kanë filluar t’i paguajnë faturat online duke përdorur e-shërbimet qeveritare. Çmimi më i ulët ka ndikimin më të madh në vendimin për të blerë në internet.