Juristi 35 vjecar, NEHAT NUHI vjen nga Saraji i Shkupit-kuadër i BDI –së Dega Saraj. zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë u emërua si ushtrues detyre, drejtor (Organizativ) ekonomik në Klinikën univerzitare për Radioterapi dhe Onkologji shkruan portali AMERIKA-RADIO.
Ai ka mbaruar me sukses Fakultetin Juridik në Fakultetin Juridik ‘’Justiniani I Parë’’ pranë Universitetit Shtetëror “Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe më pas plot vite ka punuar si jurist i shkëlqyer në Komunën e Sarajit dhe kohën e fundit ka pasur pozitën e udhëheqësit në sektorit juridik.
Ka kryer praktikë profesionale ne Gjykatën themelore Shkupi 2 – Shkup.
Që nga viti 2010, një kohë të gjatë ka punuar punë të ndyshme që kanë të bëjnë me jurisprodencën. Ai me sukses ka dhënë edhe provimin e avokaturës(jurisprodencës).
Në komunën e Sarajit me vite ka qenë një jurist i shkëlqyeshëm që e njeh mirë të drejtën civile,procedurat e ankandeve, procedurat administrativo-juridike, procedurat e menaxhimit me resurset njerzore si dhe procedurat pronësoro-juridike.
Ai prioritet do të ketë avancimin dhe funksionimin më të mirë të mundshëm të kësaj klinike ku trajtim spitalor dhe barna të ndryshme marrin me mijëra pacient nga Maqedonia e Veriut që vuajnë apo janë të prekur nga kanceret e ndryshme.
Nehat Nuhi do të angazhohet që të vazhdoj punën e suksesshme të drejtorit medicinal aktual dr.Nino Vasev dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrin e Shëndetësisë, dr.Venko Filipce.
Ai do të angazhohet që nga afër të bëj më mirë organizimin e brendshëm të Klinikës së lartpërmendur, ku në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët, konform kushtetutës, ligjeve dhe akteve nënligjore, do të merrnin terapinë e nevojshme me kohë.
Ai mes tjerash do të angazhohet të bën avancimin edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, duke filluar nga pozita e mjekëve specialist onkolog, infermierëve, e deri tek administrata me qëllim që pacientët shqiptar të mund të komunikojnë më lehtë .
Nehat Nuhi është një gjeneratë e juristëve me perspektivë që vjen nga Komuna e Sarajit e Shkupit, nga vendbanimi Semenishtë, shkruan portali AMERIKA-RADIO.