SHBA/ Pësoi defekt, momenti kur avioni ulet në autostradë (Video)

Një avion i vogël goditi një automjet mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa bëri një ulje të detyruar në autostradën e Minesotas. Patrulla policore e zonës informoi se ngjarja ndodhi rreth orës 9:30 të mbrëmjes, por fatmirësisht nga ky incident nuk pati persona të lënduar.

Marketing

Pronari i avionit një 52-vjeçar nga Minesota, i cili ndodhej i vetëm në drejtimin e tij duket se ka patur një ndalim të motorrit çka e ka detyruar të ulet në autostradë. Departamenti i transportit tha se ishte i çuditur nga mënyra se si piloti e kishte menaxhuar situatën.

Shoqata ajrore eksperimentale tha se zoti Gifford ishte një pilot akrobatik që kishte përfaqësuar Amerikën në lojërat ndërkombëtare. Ai madje ka edhe një medalje bronzi të fituar në vitin 2017 në kampionatin akrobatik të fluturimit në Afrikën e Jugut.