Shkruan: Ismet Sylejmani
Në Tetovë, më 17 Dhjetor 2020, në Universitetin e Tetovës, në një ceremoni të madhe solemne e të organizuar me madhështi nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e në të cilën Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i mbeshtjellur me aureolën e shenjtë dhe të shtrenjtë, u dekorua Doctror Honoris Causa i Universitetit të Tetovës!
U dekorua Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, shqiptari i madh e i lavdishëm, Udhëheqësi e Prijësi i urtë e lagpamës, projektuesi i të ardhmes së ndritur të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, deklarohet publikisht kudo, se Udhëhqës të Tij në Kosovë e në Vise në ish-Jugosllavi, ka pasur Adem Demaçin, Jusuf Gervallën, Kadri Zeken, Rexhep Malajn, Nuhi Berishën, Hydajet Hysenin e Mehmet Hajrizin!
Pas burgosjeve të udhëheqjes së lartë të Lëvizjes ilegale, pas demostratave e ngjarjeve të mëdha të pranverës së kuqe e lavdimadhe të vitit heroik e historik, por edhe kthesës vendimtare 1981, me vendim të veçantë të Lëvizjes…, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, e pasoi me madhështi e profesionalizëm, u ngarkua me detyren e Sekretarit Organizativ, e zëvendësoi ilegalin e madh dhe shqiptarin e lavdishëm dhe më të kërkur nga UDB, i cili ishte më i rrezikshëmi për armiqt e tradhëtarët në ish-Jugosllavi, të madhin dhe të papërsëritshmin Hydajet Hyseni!
Pas marrjes të detyrës së re orgaizative, që figurativisht mund të thuhet, pas marrjës së stafetës dhe flamurit organizativ që e mbante fuqishëm Hyajet Hyseni gjatë veprimtarisë organizative, para arrestimit dhe burgosjes nga UDB Jugosllave, Udhëheqësi i ri organizativ Ali Ahmeti, u bë dirigjenti fantastik i luftës ilegale patriotike për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!
Ali Ahmeti Udhëheqësi i popullit shqiptar, që u dekorua Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, u bë organizatori më i madh dhe më i famshëm, sepse Levizjen e organizuar ilegale, pra luftën për liri e çlirim të Kosovës, bashkë me shokë e bashkëveprimtarë e qoi deri edhe atje që e kishte parashikuar udhëheqja e lartë e shtetit shqiptar në krye me Kryekomandantin lavdimadh Enver Hoxha, në luftë frontale e të armatosur, për çlirim përfundimtar nga ish-Jugosllavia dhe Serbia pushtuese!
Ali Ahmeti me fuqinë e Tij magjepsëse të Udhëheqësit e Drejtuesit të madh dhe çelikt, e mbuloi çdo pore e çdo fushë të veprimit organizativ politik kombëtar në Kosovë dhe Vise!
Dhe në dekorimin historik më 17 Dhjetor 2020 në Tetovë, Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, në këtë eveniment madhështorë, me prezencën e Tij, nderonte edhe patrioti e atdhetari i madh, Udhëheqësi i popullit shqiptar të Kosovës, shqiptari besnik i popullit, Atdheut dhe Kombit, i nderuari Hydajet Hyseni, i cili aktualisht është Kryetar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LËVIZJES VETËVENDOSJE në Kosovë dhe Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës!
Ngjarje historike ishte kjo e 17 Dhjetorit 2020, kur u dekorua Doctor Honoris Causa i UT-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Udhëheqësi nderoi Udhëheqësin!
Sekretari Organizativ nderoi Sekretarin Organizativ!
Hydajet Hyseni nderoi Ali Ahmetin!
Kjo për brezat është mësim dhe orë historie!
Historia dëshmon, është e madhe dhe e lavdishme!
Ilegalëve të famshëm të luftës për liri e pavarësi të Kosovës dhe Viseve të saja në ish-Jugosllavi, duhet tu jemi mirënjohës përgjithmonë, në shekuj e mijëvjeqarë!
Nderim e respekt pa fund!
Jetë të gjatë të mëdhenjëve të Kombit!