E vërtetuar shkencërisht, ja se si stres po ju thinj para kohe

Dyshimet kanë qenë prezente për shumë kohë, por tani është vërtetuar.

Shkencëtarët mendojnë se mund ta kenë zbuluar arsyen përse stresi sjell thinjen e flokëve, si dhe mënyrat sesi mund të frenohet ky proces pa shkuar tek boja, shkruan “IconStyle”.

Marketing

Eksperimentet tek minjtë treguan se qelizat burimore që kontrollojnë lëkurën dhe ngjyrën e flokëve u dëmtuan shumë në kushtet e një stresi intensiv.

Në rastin e minjve, gëzofi i tyre i errët u bë i bardhë brenda disa javësh.

Autorët e studimit të botuar në revistën Nature, të cilët vijnë nga Universitetet e Sao Paulos dhe Harvardit, besojnë se kjo lidhet me qelizat që janë përgjegjëse për prodhimin e melaninës dhe ngjyrën e flokëve dhe të lëkurës.

“Ne tani e dimë me siguri se stresi është përgjegjës për këtë ndryshim specifik tek ju dhe mënyrën se si funksionon ai,” tha Prof Ya-Cieh Hsu nga Universiteti i Harvardit.

Studiuesit amerikanë dhe brazilianë këmbëngulin se kjo rrugë vlen të hulumtohet më tej për të zhvilluar një ilaç I cili parandalon çngjyrimin e flokut me kalimin e moshës.

Ata mundën të identifikojnë proteinën që shkaktonte ndryshimin e ngjyrës së gëzofit tek minjtë, ciklin kinase CDK, dhe panë se kur ajo suprimohej, mund të parandalohej ngjyrosja e qimes.

Burrat dhe gratë mund të thinjen që kur kalojnë mesin e të 30-tave, por ndonëse kjo është në masë të madhe pasojë e procesit të natyrshëm të plakjes dhe Geneve, stresi luan dhe ai një rol të rëndësishëm.